Como bën historinë në Kupën e Italisë, mposht Napolin me penallti dhe gjen fazën gjysmëfinale pas 40 vitesh
Për herë të dytë në histori dhe pas 40 vitesh nga suksesi i fundit, Como ia ka dalë që të marrë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Djemtë e Cesc Fabregas ia dolën që në çerkfinale të eliminonin Napolin të martën, në shtëpinë e këtyre të fundit pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1. Sfida në ‘Diego Armando Maradona’ ishte me raste, pasi dy skuadrat luajnë lojë sulmuese. Ishte Como që kaloi në epërsi pas 39 minutave lojë me Baturinën, teksa ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Me nisjen e pjesës së dytë Vergara barazoi sfidën, ndërsa koha e rregullt u mbyll 1-1. Pas këtij momenti skuadrat iu drejtuan 11 metërshave, me Comon...
Burimi:
ntv.al