Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Colturi gabon në pistën e Semmering, nuk e mbyll dot garën kur ishte pranë podiumit
27 Dhjetor 2025 13:59 Telesport Skiatorja shqiptare Lara Colturi nuk ka arritur dot ta përfundojë garën e sllallomit gjigand të zhvilluar të shtunën në pistën austriake të Semmering, garë e vlefshme për Kupën e Botës në ski. Edhe pse u rendit në vendin e tretë pas zbritjes së parë, në zbritjen e dytë ajo gaboi pak sekonda pasi ishte nisur, duke mos mbërritur dot në finish dhe nuk dha një kohë. Colturi e kishte nisur mirë edhe zbritjen e dytë, por humbi kontrollin dhe u detyrua të tërhiqej, duke mos dhënë dot një kohë dhe nuk hyri në klasifikim. Një zhgënjim për skiatoren 19-vjecare kuqezi, që sot mund të kishte kapur sërish podiumin. Pas zbritjes së parë, skiatorja kuqezi dha kohën 57”28, duke u klasifikuar...