Çmenduri për Botërorin 2026, biletat e finales deri në 2 milionë euro në faqen e FIFA-s
24 Prill 2026 14:02 Alfred Lleshi Gara për biletat e finales së Botërorit 2026, e planifikuar më 19 korrik në “MetLife Stadium” ka arritur nivele surreale. Në portalin zyrtar të rishitjes së FIFA-s janë shfaqur katër vende në unazën e parë, pas portës, me çmimin marramendës 2.299.998.85 dollarë (pak më pak se 2 milionë euro) secila, sipas AP. Edhe pse FIFA nuk kontrollon drejtpërdrejt çmimet e vendosura nga shitësit në “Marketplace”, ajo menaxhon operacionin duke marrë komision 15% si nga blerësi, ashtu edhe nga shitësi. Lista e çmimeve në platformë tregon diferenca të mëdha: vende në unazën e tretë variojnë nga 23.000 deri në 138.000 dollarë (20.000–118.000 euro) brenda pak metrash, ndërsa biletat më “ekonomike” për finalen aktualisht kushtojnë rreth 10.923 dollarë (9.500 euro). FIFA...
Burimi:
telesport.al