City ngec sërish, “qytetarët” barazojnë me Brighton e i dhurojnë “assist” Arsenal-it, Pep Guardiola: Nëse nuk fitojmë ndeshje si kjo, nuk mendojmë dot për titullin

City ngec sërish, “qytetarët” barazojnë me Brighton e i dhurojnë “assist” Arsenal-it, Pep Guardiola: Nëse nuk fitojmë ndeshje si kjo, nuk mendojmë dot për titullin

Manchester City ngec brenda në shtëpi ndaj Brighton në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Premier League. “Qytetarët” i japin kështu një shans Arsenalit, pasi nuk shkuan më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj Brightonit. Në pjesën e parë vendasit shtyjnë fort dhe e zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 41-të: penallti e fituar nga Doku dhe e realizuar nga i zakonshmi Haaland. Pas pushimit, miqtë duken më energjikë dhe në minutën e 60-të gjejnë barazimin përfundimtar me Mitoma. Në gjysmë orën e fundit, skuadra e Pep Guardiolës u përpoq të rikthehet në avantazh, por nuk ia dolën dot. Pas këtij 1-1, Manchester City regjistron të tretin barazim radhazi, duke mbetur në vendin e dytë së bashku me Aston Villën, ndërsa Arsenali tani ka...