Chukwueze: Nuk m’u dha koha e duhur te Milani, ndoshta kthehem në Serie A

Chukwueze: Nuk m’u dha koha e duhur te Milani, ndoshta kthehem në Serie A

24 Dhjetor 2025 13:42 Alfred Lleshi “Më mungon Milani, është shtëpia ime e dytë”, – thotë Samuel Chukwueze për “On Sport” nga grumbullimi i Nigerisë në Kupën e Afrikës. Anësori në pronësi të Milanit, aktualisht në huazim te Fulham, flet për lidhjen me kuqezinjtë: “Familja ime ka mbetur në Milano sepse është një qytet i bukur. Jam me fat që jam ende lojtar i Milanit, edhe pse në huazim”. Pas dy vitesh në Itali, ai u transferua në Premier League për shkak të hapësirës së kufizuar: “Mendoj se në Itali nuk më është dhënë koha e nevojshme dhe nuk pata mundësitë që doja. Ndodh në futboll, duhet të vazhdoj të punoj. Ndoshta do të kthehem në Serie A. Tani jam i përqendruar te Fulham, këtu...