Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Chivu: Nuk është e lehtë të luash kundër bllokut të ulët, fitore e madhe ndaj Parmës
8 Janar 2026 8:16 Alfred Lleshi Cristian Chivu theksoi rëndësinë e paraqitjes së Interit në fitoren ndaj Parma: “Në Serie A nuk është kurrë e thjeshtë të luash; duhet të tregosh gjithmonë diçka kundër skuadrave të vështira, në një stadium si ky dhe në këto kushte klimatike. U përpoqëm të ishim dominues dhe nuk ishte e lehtë kundër një skuadre të mbyllur. Provuam me krosime dhe goditje nga distanca. Fitorja dhe qëndrimi ishin të jashtëzakonshëm. Statistikat na japin të drejtë? Nuk kanë rëndësi; rëndësi ka qëndrimi, dëshira dhe ambicia për ta çuar përpara një sezon ku nuk ka ndeshje të lehta. Në Serie A rreziqet janë gjithmonë pas derës. Kundër një blloku të ulët has gjithmonë vështirësi. Parma, për shembull, ngjitet mirë me Pellegrino dhe ka...