Chivu dhe sezoni i tij magjik… U çlirua nga “hija” e Mou, mund të bëjë më mirë se Conte dhe Inzaghi

Chivu dhe sezoni i tij magjik… U çlirua nga “hija” e Mou, mund të bëjë më mirë se Conte dhe Inzaghi

22 Prill 2026 8:14 Alfred Lleshi Tani objektivi është dopieta sezonale; kampionat dhe Kupë Italie në vitin e parë si trajner zikaltër. As një mit si José Mourinho nuk e arriti këtë menjëherë; në sezonin e parë ndaloi në gjysmëfinale të Kupës, për t’u hakmarrë një vit më vonë me tripletën sezonale. Në historinë e fundit, Cristian Chivu mund të bëjë më mirë se Antonio Conte (titull në tentativën e dytë) dhe Simone Inzaghi (në vitin e tretë). Në fillim sezoni pati dyshime dhe nostalgji për rikthimin e Mourinhos, por me punë dhe durim, Chivu fitoi besimin. Skuadra u rrit në vetëbesim, u përmirësua ndaj rivalëve direktë (me përjashtim të derbit me Milanin) dhe tani është 4 pikë nga titulli dhe 90 minuta nga Kupa....