Chelsea përgatit çmendurinë, gati ta bëjë Vinicius blerjen më të shtrenjtë në Premier League
6 Janar 2026 10:10 Alfred Lleshi Në Madrid situata nuk është e thjeshtë mes Realit dhe Vinicius. Viti 2025 nuk ka qenë në nivelin e viteve të mëparshme të brazilianit. Ardhja e Xabi Alonso, me të cilin nuk ka pasur asnjë lidhje, në pankinën e “Los Blancos” e ka komplikuar situatën. Tifozët e kanë fishkëllyer disa herë, ndërsa lojtari ka hequr edhe referencat e Realit nga rrjetet sociale. Kjo ndodh në mes të negociatave, tani të bllokuara, për rinovimin e kontratës që skadon më 2027. Chelsea, shkruan “The Guardian”, është duke vigjëluar. Kriza lidhet me rënien e golave dhe konflikte me ambientin. Vinicius shënoi vetëm 13 gola më 2025, larg nivelit të një “Topi të Artë”. Performancat e tij irrituan tifozët e “Bernabeu”. Nga fishkëllimat...
Burimi:
telesport.al