Chelsea më në fund fiton një ndeshje dhe siguron biletën për në finalen e FA Cup. Vendos goli i Enzo Fernandez (video)

Chelsea më në fund fiton një ndeshje dhe siguron biletën për në finalen e FA Cup. Vendos goli i Enzo Fernandez (video)

26 Prill 2026 18:01 Telesport Manchester City-Chelsea, do të jetë finalja e madhe e FA Cup për sezonin 2025-2026, e cila do të luhet më datë 16 maj në mitikun “Wembley”. Në gjysmëfinalen e dytë të luajtur sot po në Wembley, Chelsea fitoi 1-0 ndaj Leeds, duke siguruar biletën për në finale. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Pedro Neto, ishte Enzo Fernandez që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Chelsea-n, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së dytë. Trajneri i përkohshëm i Chelsea-s, Calum McFarlane e nis me këmbë të mbarë, duke marrë fitore që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të “Bluve” dhe duke...