Chelsea, katastrofa vazhdon! Rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Champions dhe preket fundi historik i një rekordi negativ

Chelsea, katastrofa vazhdon! Rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Champions dhe preket fundi historik i një rekordi negativ

Chelsea vazhdon përmbytjen! Brightoni regjistroi sonte një fitore të merituar 3-0 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 34-të, duke treguar superioritet gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Takimi nisi me ritëm të lartë dhe vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh. Që në minutën e tretë, pas një aksioni të rrezikshëm dhe një pritjeje të shkëlqyer nga portieri Robert Sanchez ndaj goditjes me kokë të Kaoru Mitoma, topi u rikthye në zonë ku Ferdi Kadioglu reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1-0. Brighton vazhdoi të ishte më kërkues në sulm, duke krijuar disa raste të mira, ndërsa Chelsea hasi vështirësi për të ndërtuar aksione të rrezikshme. Në minutën e 15-të, Sanchez shpëtoi sërish londinezët me një pritje...