Chelsea i rinovon kontratën deri në vitin 2033 mesfushorit: Dua të bëhem legjendë në këtë klub
24 Prill 2026 10:32 Telesport Moises Caicedo ka vendosur. Sipas BBC-në, mesfushori ekuadorian ka rënë dakord për një zgjatje kontrate me Chelsea. 24-vjeçari kishte këmbëngulur për kushte të përmirësuara në kontratë, pasi kontribuoi vjet në triumfet e klubit në Conference League dhe në Kupën e Botës për Klube. Në këmbim, ai do të zgjaste kontratën e tij me “blues”. Kontrata e mëparshme tetëvjeçare u nënshkrua pas transferimit të tij nga Brighton në vitin 2023, për një tarifë rekord për atë kohë për futbollin britanik: afërsisht 130 milionë euro. Sipas mediave, kontrata e re e Caicedo do të jetë e vlefshme deri në vitin 2033. Do të jetë vetëm një nga shumë rinovimet që klubi londinez ka vendosur të japë si shpërblim për heronjtë e Chelsea...
Burimi:
telesport.al