CHAMPIONS LEAGUE: Natë e madhe për ekipet angleze, fiton Barcelona. Dështojnë dy ekipet e Madridit. Inter del me 3 pikë nga Dortmund, Juventus barazim

CHAMPIONS LEAGUE: Natë e madhe për ekipet angleze, fiton Barcelona. Dështojnë dy ekipet e Madridit. Inter del me 3 pikë nga Dortmund, Juventus barazim

28 Janar 2026 22:58 Telesport Kanë përfunduar takimet e raundit të tetë dhe të fundit për këtë fazë në Champions League. Arsenal ka fituar 3-2 në “Emirates” ndaj Kairat Almaty. “Topçinjtë” e mbyllin këtë fazë me pikë të plota, 8 ndeshje, 8 fitore. Fitore edhe për ekipet e tjera angleze. Liverpool fitoi 6-0 ndaj Qarabag në “Anfield”. Manchester City fitoi 2-0 në “Etihad” ndaj Galatasaray. Tottenham me fitore të madhe 0-2 në transfertën ndaj Eintracht Frankfurt. Chelsea fitoi 2-3 në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit. Barcelona përmbysi disavantazhin e pjesës së parë 0-1 të Copenhagen, në fund katalanasit fituan 4-1. Juventus barazoi pa gola në transfertën ndaj Monaco. Inter mori një fitore të madhe në “Signal Iduna Park” në transfertën ndaj Dortmundit, me rezultatin 0-2,...