Champions League/ Egnatia- Cejle, formacionet zyrtare
Pas pak (21:00) në “Arena Egnatia”, ndeshja e vejtjes e turit të dytë në Champions League ndërmjet Egnatias dhe sllovenëve të Cejle. Te rrogozhinasit nis nga stoli Aleksi për të cilin Sportiim.al ka raportuar ditë më parë se është drejt largimit. Ndërkohë te Cejle aktivizohet nga minuta e parë futbollisti kosovar Milot Avdyli. Arbitër kryesor turku Atila Karaoglan. Formacionet sipas UEFA-s Egnatia: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko. Tr: Nevil Dede Cejle: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli. Tr: Vitor Kampelos./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al