Çështja Negreira, Real Madrid me komunikatë zyrtare. Thirrja e radhës ndaj UEFA-s, kërkohet dënimi shembullor i Barcelonës

Çështja Negreira, Real Madrid me komunikatë zyrtare. Thirrja e radhës ndaj UEFA-s, kërkohet dënimi shembullor i Barcelonës

17 Qershor 2026 17:12 Telesport Real Madrid jo vetëm që nuk e ka harruar çështjen Negreira, por pak më parë përmes një komunikate zyrtare, i ka bërë thirrje UEFA-së të rihapë hetimin për rastin në fjalë. Thelbi i gjithë komunikatës zyrtare është që Real Madrid kërkon dënimin shembullor të Barcelonës. “Real Madrid C.F. njofton se, në lidhje me të ashtuquajturin ‘Rasti Negreira’, i ka paraqitur UEFA-s një dokument drejtuar organeve të saj disiplinore. Në këtë dokument, klubi i ka sjellë në vëmendje UEFA-s ekzistencën e provave relevante që përforcojnë në mënyrë përfundimtare dyshimet e njohura që nga fillimi në lidhje me ekzistencën e pagesave të zgjatura dhe të errëta pa asnjë justifikim të verifikueshëm, të bëra nga F.C. Barcelona ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të...