Casemiro i sugjeron Man. United transferimin e këtij lojtari si zëvendësuesi ideal i tij

Casemiro i sugjeron Man. United transferimin e këtij lojtari si zëvendësuesi ideal i tij

5 Mars 2026 21:01 Telesport Casemiro po luan muajt e fundit me fanellën e Manchester United, pasi braziliani do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po shqyrtojnë disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Casemiro-s. Gazetari i njohur, Ben Jacobs, zbulon se vetë Casemiro iu ka sugjeruar drejtuesve të Manchester United, transferimin e Bruno Guimaraes, mesfushorit të Newcastle. 28-vjeçari brazilian është në kulmin e karrierës së tij dhe padyshim transferimi te Man. United do të ishte një hap gjigant për të. Vlera në treg e Guimaraes është 75 milionë euro. Largimi nga Newcastle nuk do të ishte edhe aq i lehtë, duke ditur rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për “Qymyrxhinjtë” dhe faktin...