Carvajal, “minë me sahat” te Real Madridi? I gatshëm, por zgjedhje e tretë në krahun e djathtë
9 Shkurt 2026 13:46 Alfred Lleshi Menaxhimi i Dani Carvajal te Real Madridi vazhdon të ngrejë dyshime dhe pikëpyetje. Megjithëse është rikuperuar plotësisht prej javësh, kapiteni nuk ka luajtur asnjë minutë në La Liga që nga momenti kur Alvaro Arbeloa mori drejtimin teknik. Në ndeshjen e fundit kundër Valencias (0-2), Carvajal u la sërish jashtë formacionit titullar, me Arbeloa që preferoi të aktivizonte të riun David Jimenez, ndërsa Alexander-Arnold u fut vetëm në fund të lojës. Një detaj që tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe analistëve ishte fakti se Carvajal nuk u nxeh as para ndeshjes, duke shtuar zërat për një situatë të pakëndshme rreth menaxhimit të tij. “Nuk është normale që një lojtar si ai të mos jetë në gjendje të luajë as 15 minuta....
Burimi:
telesport.al