Carrick: Të kënaqur me çfarë kemi bërë në kaq pak muaj, në një kampionat kaq të vështirë

Carrick: Të kënaqur me çfarë kemi bërë në kaq pak muaj, në një kampionat kaq të vështirë

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 2-1 që skuadra e tij arriti ndaj Brentford, që i ngjit “djajtë e kuq” të vetëm në vendin  e tretë të Premier League. “Ishte një ndeshje mjaft e hapur”, tha Carrick. “Mendova se e nisëm mjaft mirë sfidën, me një gol që në fillim, por duhej të kishim shënuar më shumë. Merita u takon atyre, janë një ekip i mirë dhe kanë një përzierje vërtet të mirë të kërcënimeve”, shtoi Carrick. Më tej, ai tha: “Ne i ndryshuam gjërat në pjesën e dytë dhe për pjesën më të madhe patëm kontroll të mirë. Mendova se shpirti dhe përpjekja ishin fantastike. Mund të kishim shënuar më shumë, por në këtë kohë të vitit, është...