Carrick synon ta rikthejë Rashford, por Barcelona ka në dorë opsionin e blerjes për 30 milionë
2 Shkurt 2026 11:13 Alfred Lleshi Marcus Rashford ka qenë një goditje e madhe për Barcelonën. Pas disa viteve me performanca të ulëta, të cilat bënë që Manchester United ta konsideronte të tepërt, Deco siguroi huazimin e tij 1-vjeçar. Performanca e sulmuesit britanik ka qenë shumë e mirë në La Liga dhe Champions, teksa Barça ka mundësinë të aktivizojë opsionin e blerjes për 30 milionë euro. Një çmim i favorshëm, pasi Transfermarkt e vlerëson 40 milionë. Negociatat me Manchester United ishin të vështira, por Deco arriti marrëveshje të mirë për një lojtar që tregon profesionalizëm dhe pranimin e rolit në ekip, duke konkurruar me yje si Raphinha e Lamine Yamal. Megjithatë, Michael Carrick dëshiron ta rikthejë Rashford, por Barça e ka prioritet opsionin e blerjes. Kësisoji,...
Burimi:
telesport.al