Carrick deri në fund të sezonit, trajneri i ri Man. United do të jetë një italian? Ja plani i “Djajve”

Carrick deri në fund të sezonit, trajneri i ri Man. United do të jetë një italian? Ja plani i “Djajve”

20 Janar 2026 19:25 Telesport Pavarësisht se e nisi me këmbë të mbarë rikthimin si trajner te Manchester United, pasi në fitoi në ndeshjen e parë 2-0 në derbin ndaj Manchester City, Michael Carrick do të jetë trajner i përkohshëm te “Djajtë”, deri në fund të sezonit. “Daily Mail” zbulon se emri i preferuar për drejtuesit e Manchester United është Roberto De Zerbi, aktualisht trajner i Olimpique Marseille. Italiani e njeh mirë Premier League, pasi më parë ka drejtuar Brighton, para se të merrte drejtimin e marsejezëve. Duke qenë se De Zerbi është në kontratë me Marseille deri në vitin 2028, largimi i tij nga francezët nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Por, sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e “Djajve” janë gati të...