Capello për hetimin e arbitrave italianë: Një ‘Calciopoli’ i re do të ishte shumë i rëndë

Capello për hetimin e arbitrave italianë: Një ‘Calciopoli’ i re do të ishte shumë i rëndë

27 Prill 2026 11:03 Alfred Lleshi Fabio Capello, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për hetimin ndaj ish-drejtuesit të arbitrave Gianluca Rocchi dhe situatën në futbollin italian: “Do të doja të isha i kujdesshëm sepse ish-drejtuesi i arbitrave është vetëm nën hetim. Duhet të presim dhe të mos nxjerrim përfundime të nxituara. Shpresa ime është që akuza për bashkëpunim në mashtrim sportiv të mos jetë e vërtetë. Të mendosh për një shkelje të re, pas ‘Calciopoli’ më 2006, do të ishte shumë e rëndë. Edhe në aspektin sportiv kemi bërë gabime të tilla sa nuk jemi kualifikuar në Botëror për tri edicione radhazi. Të imagjinosh sjellje të dyshimta nga arbitrat do të ishte shumë e keqe, por jam kundër gjykimeve të parakohshme. Procesi...