Capello flet troç: Milan i dobët karshi 4 të mëdhenjve, pasiv dhe pa personalitet

Capello flet troç: Milan i dobët karshi 4 të mëdhenjve, pasiv dhe pa personalitet

Fabio Capello, ish-trajner i Milanit, Romës dhe Juventusit, komentoi dy ndeshjet kryesore të djeshme, Juve-Napoli dhe Roma-Milan, në “Radio Anch’io Sport”: “Ishte e qartë se Milani ka pasur më shumë vështirësi. Ka luajtur keq, pjesën e parë pa vizion dhe pa personalitet, përparësia erdhi vetëm nga një rast krosimi. Dy sulmuesit e tij janë pasivë kur nuk kanë topin. Roma më pëlqeu më shumë, krijoi shumë mundësi. Te Juve-Napoli, skuadra vendase dukej e ekuilibruar dhe e vendosur, Conte kishte mungesa në formacion”. Për kuqezinjtë: “Ishte një Milan pa karakter, pasiv. Është e vështirë ta arrijë Interin, që ka personalitet të jashtëzakonshëm. Është e drejtë që Allegri shikon të paktën vendin e katërt”. Për Champions-in: “Napoli rrezikon, Chelsea duket në formë. Interi përballet me një test...