Cañizares kritikon Arbeloa për Carvajal: Kapiteni nuk e meriton këtë trajtim

Cañizares kritikon Arbeloa për Carvajal: Kapiteni nuk e meriton këtë trajtim

22 Prill 2026 11:58 Alfred Lleshi Santi Cañizares ka kritikuar ashpër Álvaro Arbeloa në emisionin “Tiempo de Juego”, duke folur për mungesën e minutave të Dani Carvajal te Real Madridi. “Carvajal nuk e meriton trajtimin që ka marrë nga Arbeloa”, – deklaroi ish-portieri i Real Madridit (1988–1992 dhe 1994–1998). Ai shtoi: “Kjo është një histori që nuk e dimë. Mund të jetë marrëdhënia me trajnerin, apo kontrata…, por është mungesë respekti që një lojtar si Carvajal të mos ketë minuta këtë sezon. Kapiteni nuk e meriton këtë trajtim”. Cañizares theksoi se mbrojtësi 34-vjeçar është “legjendë e Real Madridit” dhe se duhet të ketë mundësi të luajë, edhe nëse nuk është në formë optimale. Ai madje sugjeroi se mund të ketë tension personal mes tij dhe Arbeloa,...