Calhanoglu humbi derbin, problem i ri muskulor. Do të mungojë edhe ndaj Atalantës
9 Mars 2026 13:50 Alfred Lleshi Hakan Çalhanoğlu nuk luajti asnjë minutë në derbin mes Interit dhe Milanit, duke e ndjekur humbjen nga stoli. Shumë tifozë prisnin hyrjen e tij në pjesën e dytë për të ndihmuar në goditjet standarde dhe gjuajtjet nga distanca, por mesfushori turk mbeti në stol gjatë gjithë ndeshjes. Arsyeja është një problem i ri fizik. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, ai ka pësuar një shqetësim të lehtë muskulor në aduktorët e kofshës së djathtë, ndaj do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Atalantës, të shtunën. Lojtari iu nënshtrua rezonancës magnetike në “Istituto Clinico Humanitas” dhe gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim. Trajneri Cristian Chivu kishte deklaruar pas derbit “nuk ishte mirë”, ndonëse një ditë më herët...
Burimi:
telesport.al