Çalhanoğlu dhe Interi, ai 1% që ndryshon gjithçka. Pse “regjisori” turk është më larg Galatasaray

Çalhanoğlu dhe Interi, ai 1% që ndryshon gjithçka. Pse “regjisori” turk është më larg Galatasaray

23 Prill 2026 15:03 Alfred Lleshi Kush e di nëse ai “1%” në fund nuk bën diferencën për Interin. Vetëm 10 ditë më parë, nga Turqia vinte lajmi i radhës për të ardhmen e Hakan Çalhanoğlu te Galatasaray: “Është bërë 99%, mungon vetëm firma”. Jo pak, por gjatë muajve kanë qarkulluar shumë zëra, sidomos pas verës së kaluar kur mund të largohej për t’u kthyer në shtëpi. Në fund, 32-vjeçari qëndroi dhe vazhdoi të bëjë atë që di më mirë, të dirigjojë lojën e Interit. Mesfushori turk ka bërë edhe më shumë; në 30 ndeshje ka realizuar 12 gola dhe 7 asiste, shifra si një sulmues i dytë, me gola vendimtarë si 2-1 ndaj Romës dhe dopieta në gjysmëfinalen e Kupës kundër Como-s. Prandaj diçka...