Cagliari merr vendimin, rikthen në ekip Alen Sherrin

Cagliari merr vendimin, rikthen në ekip Alen Sherrin

Cagliari ka rikthyer përpara kohe në skuadër Alen Sherrin. Klubi nga Sardenja ndërpreu huazimin e portierit te Frosinone në Serie B. Arsyeja ka të bëjë me faktin se portieri i dytë i Cagliarit, Boris Radunovic ka kaluar në radhët e Spezias. Në këto kushte, te Cagliari nuk kanë përse të shpenzojnë dhe kanë kthyer në ekip “gardianin”. Alen Sherri kaloi në Itali nga skuadra e Egnatias. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb