C.Ronaldo i jep fund bojkotit, dorëzohet Al Nasst, i plotëson kërkesat legjendës portugeze
Tek Al Nassr mund të marrin frymë lirisht, jo vetëm në klubin saudit, por në të gjithë Arabinë. Më në fund, C.Ronaldo është qetësuar, me legjendën portugeze që i ka dhënë fund bojkotit duke u rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Si në çdo garë ku është futur, edhe këtë herë CR7 del fitues, me Al Nassr që u tërhoq duke i plotësuar kërkesat e kapitenit të ekipit. Ronaldo shfaqi pakënaqësi për mënyrë se si Fondi Saudit për Zhvillim, që ka në pronësi disa ekipe në Arabinë Saudite, ndau investimet duke përforcuar qartë Al Hilal. Nuk arriti që në klub të sillte ndonjë lojtar cilësorë gjatë janarit, por të paktën Ronaldo-s iu plotësuan disa kërkesa të tjera. Al Nassr pranoi të paguajë pagesat...
Burimi:
gijotina.com