Bundesliga/Fisnik Asllani vijon të shkëlqejë, asist me thembër dhe gol në fitoren e Hoffenheim(VIDEO)
Fisnik Asllani po shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë sezon në Bundesligën gjermane ku aktivizohet në radhët e Hoffenheim. Kjo u pa edhe në ndeshjen e kësaj të shtune në transfertën me Heidenheim ku Asllani la gjurmën e tij me një asist dhe më pas me një gol të shënuar. Në minutën e 26, Asllani dha një asist me thembër te Aleksandër Prass që me një gjuajtje në hyrje të zonës i dha avantazhin skuadrës së Hoffenheim. Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e tij personal duke cuar shifrat në 3-0 për Hoffenheim. Me asistin dhe golin të regjistruara në ndeshjen e kësaj të shtune, Fisnik Asllani e çon bilancin personal në 8 gola dhe...
Burimi:
top-channel.tv