Bundesliga/ Bayern nuk fal as Borussia Moenchengladbach dhe bën tjetër hap drejt titullit kampion
Bayerni i Mynihut vijon marshimin drejt titullit kampion në Bundesligën gjermane. Në Allianz Arena skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany fitoi me Borussia Moenchengladbach me rezultatin 4-1 duke marrë 3 pikët e radhës në kampionat. Bayerni e vendosi ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Në mungesë të Harry Kane, ishte Luis Diaz ai që mori rolin e protagonistit kryesor për skuadrën bavareze me kolumbianin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 33 pas një asisti të Leon Goretzka me kampionët e Gjermanisë që morën kryesimin në rezultat në 1-0. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Bayerni i Mynihut shënoi edhe golin e dytë me Konrad Laimer i cili u shërbye pikërisht nga Luis Diaz....
Burimi:
top-channel.tv