Bruno Fernandes thumbon trajnerin për eliminimin: Patëm një qasje mbrojtëse në pjesën e dytë që na kushtoi

Bruno Fernandes thumbon trajnerin për eliminimin: Patëm një qasje mbrojtëse në pjesën e dytë që na kushtoi

10 Korrik 2026 12:30 Telesport Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka fajësuar veten për eliminimin e tyre nga Kupa e Botës, për shkak të një qasje mbrojtëse kundër Spanjës. Një gol i Mikel Merino në kohën shtesë eliminoi luzitanët nga Botërori. Fernandes nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje, duke qenë shpesh i ndrydhur në skemat taktike të lojës portugeze. Kapiteni i Manchester United shprehu frustrimin e tij me mënyrën se si luajtën në pjesën e dytë. “Në pjesën e parë, ishim superiorë, por në pjesën e dytë bëmë përsëri gabimin duke rënë shumë thellë në zonën tonë dhe duke ia dhënë topin kundërshtarit. Kur kjo ndodh, ne përfundojmë duke vuajtur“, tha Fernandes. “Spanja e meritoi fitoren, por besoj se nëse do të kishim...