Broja dhe Mehmeti nga minuta e parë, shihni Shqipërinë e re të Maranit

Broja dhe Mehmeti nga minuta e parë, shihni Shqipërinë e re të Maranit

Shqipëria luan sot përballjen e parë miqësore, atë kundër Izraelit. Kuqezinjtë do të zbresin sot në fushën e “Air Albania”-s, duke nisur nga ora 20:00. Trajneri Maran ka zgjedhur 11-shen e tij të parë në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Shqipëria e re e Rolando Maranit përbëhet nga Sherri mes dy shtyllave, ndërsa përpara tij qendrojnë Ajeti me Gjimshitin dhe Mitaj me Hysajn në krahë. Më pas mesfusha vazhdon me Asllanin, Ramadanin e Laçin, teksa krahët plotësohen nga Arbër Hoxha dhe Anis Mehmeti. Në majën e sulmit qendron Armando Broja./Sport Ekspres/