Briken Calja i jashtëzakonshëm, medalje ari dhe argjendi në Europianin e peshëngritjes
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është shpallur sot kampion Europe në stilin e shtytjes në Kampionatin Europian të shtangës që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Përpos kësaj, shtangisti kuqezi mori edhe medaljen e argjendtë në dygarësh në peshën 79kg. Calja bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë në këtë event, duke treguar një formë të shkëlqyer. Në stilin e shkëputjes, ai u rendit në vendin e katërt me 153kg, provë që e realizoi në përpjekjen e parë. Ndërsa në dy provat e tjera ai dështoi të ngrejë 157kg. Në stilin e shtytjes, Calja e nis jo mirë, duke dështuar të ngrejë 185kg, peshë që e realizon në provën e dytë. Më pas, ai arrin të ngrejë edhe 187kg, duke i dhënë atij medaljen e artë,...
Burimi:
telesport.al