Brazili në 16-she, Kasemiro e Martineli vëndimtar ndaj Japonisë
Brazili mposhti Japoninë në raundin e 32-shes së Kupës së Botës 2026 dhe siguroi një vend në raundin e 16-shes, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Norvegji. Pesë herë kampionët e botës fituan 2-1 në Hjuston, me gola nga Kasemiro (56′) dhe Martineli (95′) që përmbysën epërsinë e përkohshme japoneze, të shënuar nga Sano (29′). Në mes, Vinicius (58′) goditi shtyllën, pas një lëvizjeje të mrekullueshme. Në këtë takim nuk pati minuta për Nejmar. Ndërkaq në 22:30 dueli- Gjermani- Paraguaji. /Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al