“Braktisi” Santosin për të luajtur poker, shpërthen Neymar: Merruni me jetën tuaj, jo me mua
24 Korrik 2026 13:03 Alfred Lleshi Neymar iu përgjigj kritikave pasi mori pjesë në një turne pokeri ndërsa Santosi luante ndeshjen e Kupës Sudamericana ndaj Universidad Central de Venezuela. Sulmuesi brazilian tha se ishte në ditën e pushimit: “Isha këtu duke u përgatitur për stërvitjen e dytë dhe kujtova se, gjatë ditës sime të lirë, shumë njerëz filluan të flisnin se shkova të luaja poker”. Ai shtoi me ironi: “U stërvita në mëngjes, nuk shkova në ndeshje dhe më pas u ktheva në stërvitje. Isha duke pushuar, por vazhdojnë të flasin. Po përgatitem për stërvitje. A mund të stërvitem apo do të vazhdojnë të më kritikojnë? Merruni me jetën tuaj”. Neymar u rikthye te Santosi mbas pushimeve, pas Botërorit 2026, ku Brazili u eliminua nga...
Burimi:
telesport.al