Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Punëtorët e stadiumit në Los Angeles kanë votuar për të autorizuar një grevë, ndërsa vendi përgatitet të presë ndeshjen hapëse të ekipit amerikan kundër Paraguait në Kupën e Botës. Dy mijë baristë, kamerierë, kuzhinierë dhe dhe staf tjetër në stadiumin SoFi ndërmorën këtë hap pasi bisedimet e kontratës kanë ngecur me ofruesin e shërbimit ushqimor të stadiumit. Anëtarët e sindikatës thanë se nëse një marrëveshje nuk arrihet deri atëherë, punëtorët mund të hyjnë në grevë për ndeshjen e 12 qershorit. Ata janë të shqetësuar për pagat dhe sigurinë në punë, ndërsa administrata e Donald Trump ka rritur goditjen ndaj emigracionit dhe një pjesë e punoëtorëve vijnë nga vende të tjera. Megjithatë zyrtarët kanë thënë se autoritetet federale do të jenë në ndeshje për të ndihmuar...
Burimi:
opinion.al