Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka vendosur të mos jetë i pranishëm në stadium për finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës (19 korrik, 21:00), duke zgjedhur të mos ndryshojë rutinën që, sipas tij, i ka sjellë fat kombëtares gjatë gjithë turneut. Kreu i shtetit argjentinas i ka ndjekur të shtatë ndeshjet e ‘Albicelestes’ nga rezidenca presidenciale në Olivos dhe ka konfirmuar se do të veprojë njësoj edhe në finalen e madhe. “Do të vazhdoj t’i shoh të gjitha ndeshjet nga Olivos”, deklaroi Milei, duke hequr dorë nga mundësia për ta ndjekur sfidën në stadium përkrah presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Milei zbuloi edhe një nga besëtytnitë e tij gjatë këtij Botërori. Ai tregoi se ka veshur të njëjtën xhaketë në çdo ndeshje...