Botërori në dyshim, Neymar dëmtohet dhe rrezikon të mungojë 2 deri 3 javë
Nga parajsa në ferr. Neymar është dëmtuar dhe rrezikon Botërorin. Emri aq shumë i kërkuar nga tifozët e Brazilit mund të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi të marrë së fundmi. Sipas deklaratës së Konfederatës Braziliane të Futbollit, Neymar është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të shkallës së dytë në pulpë dhe do të mungojë për “dy deri në tre javë”, shkruan A2 CNN. Ylli i Santosit do të humbasë ndeshjet miqësore përgatitore të ekipit për Kupën e Botës me Panamanë dhe Egjiptin. Jo vetëm kaq, por 31-vjeçari rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen e parë në grupe kundër Marokut. Ky ishte parashikimi i dhënë nga mjeku i Brazilit, Rodrigo Lasmar. Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe Neymar do të...
Burimi:
opinion.al