“Botërori, ky shans nuk duhet humbur tani”, Jupi: Kjo gjeneratë e kombëtares më e mira!
Shqipëria do të përballet me Poloninë me 26 mars, në kuadër të play Off të Botërorit. Kuqezinjtë synojnë triumfin e madh, për t’u afruar edhe më shumë drejt ëndrrës Botëror. Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24 tha se ky shans nuk duhet humbur dhe se kjo është gjenerata më e mirë e kombëtares. “Unë nuk do doja të ishte shansi i fundit, mendoj se është shans i rëndësishëm. Shqipëria ka patur gjithmonë lojtarë të mirë, nuk ka patur yje që kanë kandiduar për Topin e Artë, por futbollistë që kanë luajtur në Serie A, Bundesligë dhe në Premier League kemi patur. Edhe pse kemi patur, me respektin për gjithë gjeneratat, me ato kushte dhe me mënyrën si organizohej Europiani,...
Burimi:
gijotina.com