Botërori, hetimi tronditës: “Katari pagoi mijëra tifozë për të mbushur tribunat”

Botërori, hetimi tronditës: “Katari pagoi mijëra tifozë për të mbushur tribunat”

Katari dyshohet se ka paguar mijëra persona për të mbështetur kombëtaren e tij gjatë Botërorit 2026. Kjo është ajo që pretendon një hetim i publikuar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës emirati organizoi një fushatë të mirëfilltë për të siguruar praninë e tifozëve në stadium. Sipas raportimit, rreth 2.000 persona morën paketa plotësisht falas për ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Bosnje-Hercegovinës, të fituar 3-1 nga ballkanasit, rezultat që eliminoi Katarin nga turneu. Paketa përfshinte hotelin, biletat e ndeshjes dhe, kur ishte e nevojshme, edhe fluturimet, me një vlerë prej disa mijëra eurosh për person. Pjesëmarrësit morën gjithashtu fanellën e kombëtares së Katarit, shall, flamur dhe syze dielli. Sipas “The Telegraph”, disa prej tyre nuk kishin ndjekur kurrë më parë një ndeshje...