Botërori/Futbollistët e mëdhenj që kanë mbetur jashtë turneut për shkak të dëmtimeve

Botërori/Futbollistët e mëdhenj që kanë mbetur jashtë turneut për shkak të dëmtimeve

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një spektakël global në SHBA, Meksikë dhe Kanada, por jo për të gjithë yjet e futbollit. Dëmtimet e rënda kanë nisur të lënë jashtë disa prej emrave më të mëdhenj, duke prishur ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e turneut më prestigjioz. Argjentina mund të jetë pa Juan Foyth, i cili ka këputur tendinën e Akilit. Në dyshim mbetet edhe Cristian Romero pas një dëmtimi në gju, ndërsa i riu Joaquin Panichelli humbi përfundimisht turneun pas një tjetër dëmtimi të rëndë në ligament. Brazili nuk do të ketë në dispozicion Rodrygon, i cili ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar. Edhe talenti Estevao Willian do të mungojë për shkak të një dëmtimi muskulor. Te Kroacia vijon të mbetet në pikëpyetje gjendja...