Botërori 2027 për vajza /Grima para Çekisë: E njohim mirë kundërshtarin, kam besim te skuadra

Botërori 2027 për vajza /Grima para Çekisë: E njohim mirë kundërshtarin, kam besim te skuadra

Kombëtarja e vajzave mbylli sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Skuadra zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku do të luhet edhe sfida e nesërme, në ora 18:00. Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, dha një prononcim për fshf.org, ku foli për gjendjen e skuadrës, përgatitjet e ekipit dhe kishte edhe një thirrje për tifozët shkodranë në ndeshjen e nesërme. Si duket skuadra një ditë para ndeshjes kundër Çekisë? – Jemi mirë. Ajo që unë shoh te vajzat si gjëja më kryesore është optimizmi dhe dëshira e tyre për ta kaluar me sukses këtë ndeshje dhe për të bërë edhe më mirë. Kur unë shoh këtë gjë te vajzat,...