‘Shikoni çfarë arrogance, do ta kemi parasysh’/Zemërimi i Bosnjes pas gëzimit të futbollistëve të Italisë…(VIDEO)
Bosnje Hercegovina do të jetë kundërshtarja e Italisë në finalen e playoffit të Botërorit 2026 teksa mundi Uellsin pas serisë së penalltive. Disa prej futbollistëve italianë festuan për këtë kualifikim të Bosnjes, video e të cilëve u bë virale në rrjetet sociale, por që nuk iu pëlqeu aspak boshnjakëve të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale. ‘Shikoni çfarë mungese respekti të italianëvë dhe çfarë arrogance. Festuan fitoren tonë me penallti; do ta kemi parasysh në Zenica’-ka qenë paralajmërimi i boshnjakëve në rrjetet sociale. Por çfarë ndodhi pas ndeshjes mes Italisë dhe Irlandës së Veriut. Telekamerat e televizionit Rai inkuadruan Dimarcon, Pio Espositon, Vicario, Meret dhe Tonalin që sapo kishin siguruar kualifikimin për në finale teksa po shihnin sfidën mes Uellsit dhe Bosnjen që u fitua...
Burimi:
top-channel.tv