Postoi foto me emirin e Dubait në rrjetet sociale, ish futbollisti i Romës përjashtohet nga kombëtarja e Iranit
Te Roma nuk la shumë gjurmë, por tani Sardar Azmoun rrezikon të hyjë në librat e historisë për një histori jashtë fushave të lojës. Sulmuesi është përjashtuar nga kombëtarja e Iranit dhe në këto kohë ky përbën një lajm të rëndësishëm. Mësohet se ish futbollisti verdhekuq është përjashtuar nga skuadra iraniane për shkak të fotove të tuj me emirin e Dubait, foto që më pas futbollisti i fshiu por që në Teheran u përkufizuan si akt tradhtie. Por jo vetëm kaq, për 31 vjeçarin, yllin e kombëtares iraniane dhe idhull i padiskutueshëm në vend, ka dalë edhe një mandat sekuestri i pasurive të tij. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters që citonte agjencinë e lajmeve Fars e lidhur me Trupat e...
Burimi:
top-channel.tv