Pas largimit të Regraguit, Federata e Marokut emëron trajnerin e ri 3 muaj përpara Botërorit
Federata Marokene e Futbollit ka njoftuar emërimin e Mohamed Ouahbi si trajnerin e ri të ekipit kombëtar, duke zëvendësuar Walid Regragui, tre muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026. “Jam i vetëdijshëm për pritshmërinë, jam shumë i nderuar dhe jam i përkushtuar të punoj me vendosmëri, përulësi dhe patriotizëm”, tha ish-trajneri i ekipit përfaqësues U20 të Marokut, gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt pas njoftimit të emërimit të tij. Maroku mbeti 1 penallti larg lavdisë në Kupën e Afrikës dhe pak javë më vonë trajneri i kombëtares së këtij vendi largohet nga posti i tij. Walid Regragui vendosi të lërë detyrën e tij në pankinën e përfaqësueses marokene pas humbjes në finale me Senegalin. Ajo ndeshje e polemizuar e përjetuar në Rabat në muajin...
Burimi:
top-channel.tv