Pak muaj përpara fillimit të Botërorit, ylli i Anglisë zyrtarizon tërheqjen nga kombëtarja e “Tre Luanëve”

Pak muaj përpara fillimit të Botërorit, ylli i Anglisë zyrtarizon tërheqjen nga kombëtarja e “Tre Luanëve”

Mbrojtësi i djathtë Kyle Walker ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja e Anglisë, vetëm pak muaj para Kupës së Botës, duke deklaruar se është koha “t’i hapë rrugë brezit të ri”. 35-vjeçari zhvilloi gjithsej 96 ndeshje me fanellën e “Tre Luanëve”, ndërsa debutimin e bëri në vitin 2011 kundër Spanjës, kur ishte vetëm 21 vjeç. Walker mori pjesë në 24 ndeshje në pesë turne madhorë mes UEFA Euro 2016 dhe UEFA Euro 2024. Ai ishte pjesë e skuadrës që arriti dy finale radhazi të Kampionatit Europian, ku Anglia u mposht fillimisht nga Italia dhe më pas nga Spanja. Gjithashtu ishte titullar në mbrojtjen me tre lojtarë gjatë rrugëtimit të Anglisë deri në gjysmëfinalet e Botërorit 2018. Goli i vetëm i Walker me kombëtaren erdhi në...