Miralem Pjanic paralajmëron Italinë: Nuk do t’ju pëlqejë të luani në Zenica, do të jetë një betejë
Bosnja Hercegovina do të jetë skuadra me të cilën do të përballet Italia në finalen e playoffit të Botërorit të kësaj vere me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të kthehen në një kompeticion të tillë pas pak më shumë se një dekade. Miralem Pjanic flet për këtë përballje në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ dhe flasim për dikë që e njeh në perfeksion skuadrën e Bosnjes, pjesë e së cilës ai ka qenë në periudhën 2008-2024 Pjanic, të habit kjo finale? ‘Nuk më habit, le të themi që është sfida që shpresoja të shihja. Bosnja luan në shtëpi, padyshim, Italia është në zemrën time njësoj sikur të ishte vendi im. Ne ëndërrojmë të shkojmë në Botëror, edhe ju. Të shohim si...
Burimi:
top-channel.tv