Meksika siguron “vizitorët” e Botërorit, 100 mijë agjentë për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit

Meksika siguron “vizitorët” e Botërorit, 100 mijë agjentë për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit

Kupa e Botës 2026 do të shoqërohet me një operacion të madh sigurie në Meksikë. Autoritetet meksikane planifikojnë të angazhojnë rreth 100 mijë agjentë nga forcat shtetërore dhe sektori privat për të garantuar mbarëvajtjen e turneut që do të organizohet bashkërisht me SHBA-në dhe Kanadanë. Qëllimi i këtij plani është që Meksika të paraqitet para botës si një vend “i besueshëm, i sigurt dhe i organizuar”. Strategjia e sigurisë është detajuar nga gjenerali Ramón Barrios, drejtues i Qendrës së Koordinimit për Botërorin. Plani parashikon krijimin e tri forcave speciale operative, nga një për secilin qytet pritës në Meksikë: Mexico City, Monterrey dhe Guadalajara. Në këto struktura do të përfshihen rreth 20 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura, kryesisht nga Garda Kombëtare, si edhe 55 mijë agjentë...