Lufta në Iran/Katari pezullon aktivitetet sportive, rrezikohet ‘Finalissima’ Spanjë-Argjentinë
‘Finalissima’, ndeshja e organizuar nga FIFA mes Spanjës dhe Argjentinës, skuadrave kampione të Evropës dhe Amerikës Latine, e programuar për t’u zhvilluar në 27 mars në Katar, është në rrezik për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Konflikti në rajon, pas sulmeve amerikane dhe izraelite mbi Iran dhe kundërsulmeve të Iranit kundër vendeve të tjera të Lindjes së Mesme me baza amerikane, detyroi qeverinë e Katarit të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive në vend. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, pezullimi i aktiviteteve ka të bëjë edhe me dy ndeshjet që skuadra e Spanjës ka programuar të luajë në Katar; Finalissiman me Argjentinën dhe miqësoren me Egjiptin. Po kështu u pezulluan edhe ndeshjet mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit, Katar-Serbi, Serbia-Arabi Saudite dhe Katar-Argjentine. Por jo...
Burimi:
top-channel.tv