Legjenda polake kritikon kombëtaren e tij, për paraqitjen ndaj Shqipërisë, pavarësisht kualifikimit

Legjenda polake kritikon kombëtaren e tij, për paraqitjen ndaj Shqipërisë, pavarësisht kualifikimit

Fitorja mbi Shqipërinë nuk ka heshtur kritikët e kombëtares së Polonisë, të cilët pak ditë pas ndeshjes së Varshavës kanë komentuar me nuanca negative kualifikimin për më tej të kombëtares së tyre. Mes zërave kundër renditet edhe një ikonë e futbollit polak siç është Antoni Szymanowski. “Rezultati i ndeshjes vlen më shumë se gjithçka tjetër dhe ai ishte pozitiv, por kaq nuk mjafton për të mos kritikuar kombëtaren”, tha 75-vjeçari, i cili ka fituar medalje të argjentë në Lojërat Olimpike dhe ka festuar edhe një vend të tretë në Botërorin Gjermani 1974 me Poloninë. “Me aq sa e njoh ftubollin dhe mendoj se e njoh shumë mirë unë vura re se Shqipëria ishte mjaft komode me topin në kotroll kundër nesh. Shqipëria ishte skuadra që krijoi...