Italia, Gattuso merr sinjale të mira nga Bastoni, mund t’ia dalë për ndeshjen me Irlandën e Veriut
Pas largimit nga grumbullimi i Federico Chiesa dhe duke parë gjendjen jo optimale të Gianluca Scamacca, trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso merr sinjale inkurajuese nga Alessandro Bastoni. Mbrojtësi i Interit, ka zhvilluar një seancë vrapi bashkë me një përgatitës atletik në Coverciano, kavilja nuk dhemb shume dhe dhimbja konsiderohet e menaxhueshme. Një situatë që ende nuk garanton praninë e Bastonit që nga minuta e parë në ndeshjen e Bergamos, por që jep shpresë. Ashtu siç e tha edhe vetë Gattuso, Bastoni ditën e dielë nisi punën për t’u rikuperuar dhe progresi i bërë konfirmon se gjithçka është në drejtimin e duhur. Mbrojtësi dëshiron të bëjë gjithçka mundet për të qenë i pranishëm në ndeshjen kyç të rrugëtimit të Italisë. ndërkaq seanca stërvitore e kësaj...
Burimi:
top-channel.tv