Italia feston në pjesën e dytë, mund Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afrohet Botërorit të parë në 12 vite

Italia feston në pjesën e dytë, mund Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afrohet Botërorit të parë në 12 vite

Misioni i parë u përmbush me sukses. Italia fitoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në “New Balance Arena” në Bergamo, duke siguruar të drejtën për të luajtur finalen e “playoff”-it që të çon në Kupën e Botës 2026. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gennaro Gattuso arriti objektivin në një mbrëmje ku gabimet nuk lejoheshin, e cila nisi me një minutë heshtje në nder të Beppe Savoldit, i ndarë nga jeta pikërisht sot në Bergamo. Italia tashmë është një hap larg Botërorit, me finalen e “playoff”-it që do të vendosë fatin e saj. REZULTATI FINAL: Italia 2-0 Irlanda e Veriut Tonali 56’, Kean 80’ Top Channel